19 August 2018

Humor, x2

Per neser secili nga ju do shkruani nje histori te shkurte dhe do shpjegoni cfare morali ka - u thote mesuesja nxenesve te klases se 4rt. Vjen mengjesi dhe e para fillon Zana: - Kur ra termet te fshati i gjyshes u prishen shume shtepi. Njerezit e deshperuar ngelen jashte e secili mendonte sa kohe duhet per ti riparuar. Ne fund mblidhen te gjithe e arriten ti bejne shpejt. Morali: bashkimi ben fuqine.Me pas cohet Moza - Ne kemi nje ferme te vogel ku mbajme nje tufe me dele.


Megjithese brenda gardhit e ruhen nga qeni, njera u largua naten dhe s'eshte kthyer me. Morali: delen qe ndahet nga tufa e ha ujku.


Mesuesja sheh klasen dhe tregon me dore  nga Agimi, cfare ke shkruar ti?

- Kam nje axhe qe e quajne Gzim. Nje dite erdhi dhe na mori te shkojme ne plazh. Ne makine na zuri frika se po ecte shume shpejt. Me nje dore mbante timonin e ne tjetren nje shishe me raki.
Me pas perplasemi me nje makine tjeter. Na le aty te plagosur. Merr shishen e po largohej ne kembe. Dikush nga makina tjeter po ankohej. Axha afrohet. Nxjerr revolen e i vret.
Nje makine qe po kalonte, ndalon e njerezit pyesin: c'ka ndodhur ketu? Axha, i vret dhe ata!
Me vone mesuam se pak km me poshte e kishte rrethuar policia e ai pati vrare 8 police!
Mesuesja e tmerruar nga kjo histori, kollitet per te marre veten dhe pyet: Cfare morali ka ketu?
Agimi pergjigjet:
- Mos e kruj me axhen Gzim kur eshte i dehur se ai s'pyet per njeri!

2.

Vdes nje inxhinier e perfundon ne Ferr.
Pas ca ditesh meqe si durohej nga te nxehtit rregullon korentin e ajrin e kondicionuar; pak e nga pak e meqe demonet i gjenin cdo material, rregullon wifi, nderton rruge, parqe, pishina etj..
Nje dite e sheh Zoti, qe me furi 
shkon ne zyren e Luciferit.

- Luci, c'dreqin po ndodh keshtu?
- Na kenaqi ky Ing, perdite rregullon dicka te re
- A e kemi ne kontrate, ing kalojne ne Parajse?
- E kemi se kemi, ket s'ta jap me!

Zoti shperthen i zemeruar: 
- Do shihemi ne Gjygj.
- Pac fat, i thote djalli, 
avokate e gjygjtaret,
te gjithe i kam ketu!

No comments:

Post a Comment

Komentet jane te mirepritura,
ruani etiken e komunikimit.